Transplanti i mjekrës DHI - Klinika Dermolife

Mbjellja e mjekres ne Shqiperi

Mjekra ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga antikiteti: nga simbol i forcës dhe autoritetit te burrat në Egjiptin e Lashtë dhe Mesopotami, deri te simbol i stilit dhe personalitetit në kohët moderne. Në shumë kultura, mjekra është konsideruar simbol i burrërisë, maturisë dhe virtytit. Humbja ose rrallimi i saj shpesh ndikon jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në vetëbesimin dhe perceptimin social.

Klinika Dermolife sjell zgjidhjen më të avancuar për ata që duan të rikthejnë densitetin dhe formën natyrale të mjekrës: Transplanti i mjekrës me teknikën DHI (Direct Hair Implantation). Procedura kombinon precizionin mjekësor me estetikën e personalizuar, duke ofruar një rezultat natyral, të qëndrueshëm dhe të përshtatur me formën e fytyrës tuaj.

Në Klinikën Dermolife, ne nuk trajtojm vetëm rrallimin e mjekrës; por fokusohemi në çdo detaj të formës, drejtimit dhe densitetit të folikulave, duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe protokollet strikte të sterilitetit.

Analiza e Flokut

Transplanti i Mjekres

Rezultate Para & Pas

Kush është kandidat për transplantin e mjekrës?

Transplanti i mjekrës është një procedurë që zakonisht konsiderohet për individët që kanë një mjekër të rrallë, të pjesshme, ose që kanë humbur mjekrën për shkak të kushteve të ndryshme. Kandidatët më të zakonshëm përfshijnë:

  • Gjenetika: Disa persona kanë predispozitë për humbje të mjekrës ose për ta mos pasur mjekrën e plotë që nga mosha e re, si në rastet e alopecisë androgenetike.
  • Dëmtime traumatike: Djegie, aksidente ose lëndime të tjera që shkaktojnë humbje të densitetit të mjekrës.
  • Dëmtim nga sëmundje ose trajtime mjekësore: Sëmundjet autoimune ose trajtimet specifike, si kimioterapia, mund të çojnë në rënien e mjekrës.

Kandidati ideal për transplant ka shëndet të mirë të përgjithshëm, flokë të shëndetshëm në zonën dhuruese dhe pritshmëri realiste për rezultatin e procedurës.

Kandidatët për transplantin e mjekrës

Metodat e transplantit të mjekrës në klinikën Dermolife

Në Klinikën DERMOLIFE, përdorim teknikat më të avancuara për transplantin e mjekrës. Dy nga metodat kryesore që ofrojmë janë FUE dhe DHI.

Metoda FUE (Follicular Unit Extraction)

Teknika FUE është një nga metodat më të përdorura për transplantin e flokëve. Në këtë procedurë:

  • Njësitë folikulare të flokëve nxirren një nga një nga zona dhuruese (zakonisht pas kokës).
  • Njësitë e nxjerra më pas implantohen në zonën e mjekrës, duke ndjekur drejtimin dhe këndin natyral të rritjes së flokëve.
  • Fue jep dendësi të moderuar. Zakonisht përdoret për pacientë që kërkojnë të rregullojnë detaje në mjekrën e tyre jo për ta rindërtuar nga e para.

Metoda DHI (Direct Hair Implantation)

DHI është një teknikë më e avancuar që lejon implantimin direkt të njësive folikulare pa hapur kanale paraprake në lëkurë:

  • Flokët nxirren nga zona dhuruese një nga një.
  • Njësitë implantohen direkt në zonën e mjekrës me një pene special DHI, i cili kontrollon këndin dhe dendësinë e flokëve.
  • Kjo teknikë siguron një dendësi më të madhe dhe rezultate shumë natyrale, me kohë rikuperimi minimale.

Në DERMOLIFE, specialistët tanë zgjedhin metodën më të përshtatshme bazuar në strukturën e mjekrës, dëshirën e pacientit dhe densitetin e nevojshëm, duke siguruar rezultate të natyrale dhe afatgjata.

Metodat FUE dhe DHI për transplantin e mjekrës

Trajtimi i cikatriceve dhe djegieve në mjekër me transplant

Transplanti i mjekrës nuk përdoret vetëm për të shtuar densitetin, por edhe për të përmirësuar pamjen e cikatriceve dhe plagëve. Kjo është e dobishme për pacientët që kanë humbur flokët pas traumave, djegieve ose kirurgjive të mëparshme.

Trajtimi i cikatriceve të vogla

Në rastet e cikatriceve të vogla, njësitë folikulare mund të implantohen direkt në plagë. Ky proces përmirëson jo vetëm pamjen, por edhe strukturën e lëkurës përreth, pasi flokët implantohen në dermën e shëndetshme të zonës.

Trajtimi i cikatriceve të mëdha dhe plagëve të djegura

Në rastet e plagëve më të mëdha ose djegieve të thella, transplanti i mjekrës shpesh kombinohet me procedura të tjera për të stimuluar rigjenerimin e dermës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Një nga kushtet kryesore për suksesin e transplantit mbi cikatrice ose djegie është që lëkura të jetë plotësisht e shëruar, pa inflamacion aktiv ose infeksion. Specialistët vlerësojnë elasticitetin, vaskularizimin dhe cilësinë e dermës në zonën e plagës përpara procedurës, pasi këto faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në mbijetesën dhe rritjen e njësive folikulare.

Teknika moderne, si DHI, lejon vendosjen e flokëve me densitet dhe kënd të kontrolluar, duke ofruar një pamje estetike që integron flokët e ri në mënyrë harmonike me mjekrën ekzistuese.

Në praktikën e DERMOLIFE, trajtimi i cikatriceve dhe plagëve të djegura me transplant mjekre ka treguar rezultate të qëndrueshme, duke rikthyer jo vetëm funksionin estetik, por edhe mirëqenien psikologjike të pacientëve.

Trajtimi i cikatriceve me transplant mjekre

Sa kushton transplanti i mjekrës?

Grafiku i Cmimit

Çmimi i transplantit të mjekrës ndryshon në varësi të disa faktorëve. Sipërfaqja që do të mbulohet, dendësia e dëshiruar dhe numri i grafteve të nevojshëm për të arritur një rezultat natyral.

Në klinikën Dermolife, kostoja e transplantit të mjekrës fillon nga 900 euro, ndërsa çmimi përfundimtar përcaktohet pas vlerësimit mjekësor dhe varet nga:

  • forma dhe dizajni i mjekrës së dëshiruar
  • numri i grafteve që do të transplantohen
  • kompleksiteti i zonës që do të trajtohet
Llogarit oferten

Kujdesi pas transplantit të mjekrës

Pas transplantit të mjekrës në klinikën DERMOLIFE, pacientët marrin me vete një udhëzues të detajuar për kujdesin post-procedurë. Ky udhëzues përfshin të gjitha informacionet për larjen, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e zonës së transplantuar. Për më tepër, asistenca e përfaqësuesve tanë është në dispozicion 24/7, duke ofruar mbështetje dhe këshilla për çdo pyetje ose paqartësi që mund të kenë pacientët.

  • Ënjtja dhe skuqja e lehtë janë normale ditët e para pas procedurës.
  • Mjeku mund të rekomandojë analgjezikë ose kremra anti-inflamatorë për të lehtësuar shqetësimet.
  • Shmangni masazhet, fërkimin ose presionin mbi zonën e transplantuar për të mos dëmtuar njësitë folikulare.
  • Lëkura duhet të mbahet e pastër dhe e thatë gjatë 10 ditëve të para.
  • Larja e mjekrës bëhet sipas udhëzimeve të mjekut, zakonisht 24-48 orë pas procedurës.
  • Përdorimi i produkteve kozmetike agresive duhet të shmanget për të paktën 2-3 muaj pas transplantit.

Aktiviteti fizik dhe ekspozimi në diell

  • Pacientët duhet të shmangin aktivitetin fizik intensiv, sportet dhe ngritjen e peshave të rënda për të paktën 3 javë.
  • Ekspozimi direkt në diell mund të irritojë lëkurën dhe të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e flokëve të transplantuar. Rekomandohet përdorimi i kapeleve dhe kremave me mbrojtje të lartë SPF.

Progresi pas transplantit

  • Flokët e transplantuar mund të bien brenda 2-3 javëve të para, një proces normal i quajtur shedding post-transplant.
  • Rritja fillon gradualisht pas 3-4 muajve, ndërsa rezultati i plotë mund të shihet pas 6-12 muajve.
  • Kontrolli periodik me specialistin është i domosdoshëm për të monitoruar dhe për të adresuar çdo problem të mundshëm.

Terapitë ndihmuese

  • Pacientët mund të përfitojnë nga trajtime shtesë si PRP (plasma e pasur me trombocite) ose suplementet specifike për flokët, që ndihmojnë në forcimin e folikulave dhe stimulimin e rritjes së tyre.
  • Këto trajtime kryhen vetëm sipas rekomandimit të mjekut, në mënyrë individuale për çdo pacient.

Në Klinikën DERMOLIFE, kombinimi i udhëzuesit të detajuar post-procedurë, asistencës 24/7 dhe monitorimit të rregullt mjekësor siguron që pacientët të marrin kujdes maksimal për zonën e transplantuar, duke maksimizuar rezultatin final.

Kujdesi pas transplantit të mjekrës

Pyetjet më të shpeshta për transplantin e mjekrës

Sa kohë zgjat procedura e transplantit të mjekrës?

Kohëzgjatja e transplantit varet nga numri i njësive folikulare që do të transplantohen dhe nga kompleksiteti i mjekrës. Zakonisht procedura zgjat 4-8 orë, me pushime të shkurtra gjatë procesit.

A mund të përsëritet transplanti në të ardhmen?

Po, transplanti mund të përsëritet aq herë sa është e nevojshme për pacientin për aq kohë sa zona donatore është e shëndetshme dhe gëzon flokë të shëndetshëm.

Sa grafte mund të mbillen në një seancë?

Numri i njësive folikulare që mund të transplantohen ndryshon sipas cilësisë së flokëve dhe gjendjes së zonës donatore. Në një seancë tipike mund të mbulohen 2000-4000 njësi folikulare, por çdo rast trajtohet individualisht.

Sa kohë duhet për rikuperimin e zonës donatore?

Zona donatore zakonisht rikuperohet brenda 7-14 ditëve. Skuqja, ënjtja dhe mikro-shenjat largohen gradualisht, ndërsa flokët rikthehen në normalitet pas 2-4 javësh.

A ndikon mosha në suksesin e transplantit të mjekrës?

Mosha nuk është një kufizim, por cilësia e flokëve dhe elasticiteti i lëkurës ndryshon në vite. Pacientët më të rinj shpesh kanë flokë më të fortë dhe mbijetesë më të lartë, ndërsa ata në moshë më madhore mund të kenë nevojë për një seancë të dytë për dendësi optimale.