Rikuperimi pas mbjelljes së flokëve - Klinika Dermolife

Koha e rikuperimit te flokeve pas mbjelljes

Paketat e kujdesit pas procedurës janë të përgatitura posaçërisht për të përshpejtuar kohën e rikuperimit dhe për të parandaluar çdo efekt anësor të mundshëm.

Është e rëndësishme që në ditët e para pas mbjelljes së flokëve të vishni rroba të rehatshme dhe të lirshme, në mënyrë që të shmangni kontaktin me zonën e pasme të kokës, nga ku janë nxjerrë graftet.

Është krejtësisht normale që flokët e mbjellë të fillojnë të bien gjatë një periudhe 3–4 mujore. Pas kësaj faze, rritja do të nisë gradualisht, derisa të arrihet densiteti i dëshiruar dhe rezultati i pritshëm.

Analiza e Flokut

15 ditët e para pas transplantit

15 ditët e para pas transplantit të flokëve

Kjo është periudha më e rëndësishme për shërimin optimal të flokëve të transplantuar.

  • Zona e mbjellë mund të jetë e ndjeshme dhe mund të shfaqë skuqje ose ënjtje të lehtë, që janë normale.
  • Kur flasim për “shampo të buta” gjatë 15 ditëve të para pas transplantit, nënkuptojmë produkte që janë: pa sulfate dhe parabene, pa aroma të forta ose ngjyra artificiale, pH i balancuar (pH 4.5-5.5), me përbërës qetësues dhe hidratues.
  • Mos fërkoni ose gërvishtni zonën e transplantit, edhe nëse formohen kore.

Si duhet të flini:

  • Pozicioni ideal: Flini me kokën të ngritur rreth 30-45 gradë, për të reduktuar ënjtjen.
  • Përdorni jastëk shtesë ose disa jastëkë për të mbajtur kokën të ngritur gjatë gjumit.
  • Përpiquni të flini në shpinë, duke shmangur kontaktin e zonës së mbjellë me jastëkun ose sipërfaqet e tjera.
  • Mos flini në stomak apo anë për dy javët e para, për të parandaluar fërkimin e graft-eve.

3 muajt e parë pas transplantit

3 muajt e parë pas transplantit të flokëve
  • Në muajt e parë pas transplantit është normale që flokët e mbjellë të bien. Kjo fazë quhet “shedding” dhe është pjesë e ciklit natyral të rritjes së flokëve.
  • Nuk duhet të shqetësoheni sepse kjo nuk do të ndikojë në rezultatet afatgjata.
  • Pas rënies, flokët fillojnë të dalin si qime të holla. Janë të brishta në fillim dhe gradualisht do të forcohen.
  • Kujdesi për hidratimin e lëkurës dhe përdorimi i shampove të buta që kemi specifikuar më lart mbetet i rëndësishëm për të mbështetur rritjen e shëndetshme të flokëve.

6 muaj pas transplantit të flokëve

6 muaj pas transplantit të flokëve

Pas 6 muajsh, shumica e pacientëve fillojnë të shohin ndryshime të dukshme në densitetin dhe pamjen e flokëve. Flokët tashmë marrin pamjen natyrale, janë më të fortë dhe më të trashë. Kjo është një periudhë ku shumë pacientë ndihen të sigurt për të rikthyer pjesërisht rutinën e tyre të përditshme.

  • Flokët vazhdojnë të shumohen dhe të dendësohen.
  • Shumica e pacientëve arrijnë rreth 60-70% të rezultatit final në këtë pikë.
  • Graftet e transplantuara janë tashmë të forta dhe të stabilizuara, prandaj flokët mund të qethen.
  • Mund të përdorni produkte kozmetike për të stiliuar flokët.

12 muaj pas transplantit të flokëve

12 muaj pas transplantit të flokëve

Pas një viti, transplanti zakonisht ka arritur rezultatin e plotë: densitet maksimal dhe flokë të fortë.