Transplanti i Flokëve DHI për Femra - Klinika Dermolife

infographic showing the 4 steps of a hair transplant procedure for women

Rënia e flokëve tek femrat është një problem që ndikon jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në mirëqenien psikologjike. Ndërsa shkaqet mund të jenë të ndryshme, përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike ndikon ndjeshëm në dëmtimin afatgjatë të flokëve. Llaku, xheli, shampot me kimikate të forta, trajtimet me borja dhe dekolorimet e shpeshta dobësojnë strukturën e flokëve, duke i bërë ata më të hollë dhe më të ndjeshëm ndaj rënies. Në dekadat e fundit, ndërgjegjësimi për këto efekte anësore ka rritur interesin për zgjidhje afatgjata dhe efektive për rigjenerimin e flokëve.

Analiza e Flokut

Foto Para & Pas

Rezultate te pacienteve femra

Çfarë e shkakton rënien e flokëve te femrat?

Rënia e flokëve nuk ka një shkak të vetëm. Ky problem shpesh vjen si pasojë e disa faktorëve të kombinuar, duke përfshirë ndryshimet hormonale, predispozitat gjenetike dhe efektet e faktorëve mjedisorë.

Femrat mund të përjetojnë rënie flokësh pas ndryshimeve hormonale, si ato që ndodhin gjatë shtatzënisë, menopauzës ose pas përdorimit të kontraceptivëve hormonalë. Po ashtu, disa predispozita gjenetike mund të shkaktojnë alopeci androgenetike femërore, ku flokët dobësohen gradualisht në pjesën e kurorës dhe në vijën e flokëve.

Përveç faktorëve biologjikë, sëmundjet autoimune, problemet me tiroiden dhe trajtimet mjekësore, stresi i lartë dhe dieta jo e ekuilibruar ndikojnë në ciklin e rritjes së flokëve, duke ulur densitetin dhe forcën e tyre.

Transplanti i flokëve për femra Mbjellja e flokëve tek femrat Rezultatet e transplantit për femra Klinika Dermolife - transplanti për femra

Teknikat e transplantit të flokëve për femra në Dermolife

Teknika e përdorur në Dermolife fokusohet në natyralitetin dhe dendësinë e rezultatit final, duke ruajtur formën dhe pamjen origjinale të flokëve. Metoda DHI (Direct Hair Implantation) lejon implantimin e njësive folikulare direkt në drejtimin dhe këndin e dëshiruar pa nevojën e qethjes totale të kokës. Në disa raste, transplanti mund të kombinohet me trajtime shtesë si PRP, Mesoterapi ose suplemente që stimulojnë forcimin dhe rritjen e flokëve.

Rikuperimi pas transplantit të flokëve

Faza e rikuperimit është po aq i rëndësishëm sa vetë procedura për suksesin afatgjatë të transplantit. Në ditët e para pas transplantit, zona mund të jetë e skuqur ose e ndjeshme, ndërsa flokët e implantuar mund të bien përkohësisht brenda 3 muajve. Ky është një proces normal i njohur si shedding post-transplant. Flokët fillojnë të rriten gradualisht pas 4 muajve, ndërsa rezultati final shihet në muajin e 12-të.

Pacientet këshillohen të shmangin aktivitetin fizik intensiv dhe ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell për disa javë pas procedurës. Kontrolli i rregullt me specialistin siguron që flokët të rriten në mënyrë të shëndetshme, ndërsa trajtime të tjera stimuluese mund të rekomandohen sipas nevojës.

Sa kushton transplanti për femra në Klinikën Dermolife?

sa kushton mbjellja flokeve femra

Në Klinikën Dermolife, çmimi i këtij trajtimi përcaktohet individualisht, por në përgjithësi fillon nga 1200 €.

Llogarit Oferten

Pyetjet më të shpeshta për transplantin e flokëve për femra

A mund të përdor bojë flokësh pas transplantit?

Lyerjet me bojë duhet të shmangen për të paktën 4-6 javë pas procedurës, derisa flokët e transplantuar të jenë stabilizuar. Përdorni produkte të buta, natyrale ose pa amoniak. Shmangni kontaktin me skalpin dhe kimikatet e forta.

A ndikon temperatura e ujit gjatë larjes së flokëve në mbijetesën e folikulave?

Uji shumë i nxehtë mund të irritojë lëkurën dhe të dobësojë njësitë folikulare të transplantuara. Larja duhet bërë me ujë të vakët dhe me shampoot e rekomanduara nga mjekët specialist për të paktën 1 muaj nga proceudra.

A mund të përdor kapele ose shall pas transplantit?

Kapelet ose shallët mund të përdoren për mbrojtje, por duhet të shmangen presionet e forta dhe fërkimet e tepërta mbi zonën e transplantuar gjatë 2-3 javëve të para.

Sa shpesh duhet të bëhen kontrollet pas transplantit?

Kontrollet rekomandohen fillimisht pas 1-2 javëve, pastaj pas 1, 3 dhe 6 muajve, në varësi të gjendjes së zonës transplantuar dhe rritjes së flokëve. Këto vizita ndihmojnë specialistët tanë të monitorojë ecurinë e procedurës.