Procedura për mbjellje flokësh - Klinika Dermolife
Procedura e mbjelljes së flokëve në klinikën Dermolife ndahet në 3 faza: faza përgatitore, procedura dhe kujdesi pasues. Cdo fazë është përshtatur për të qenë fleksibël me rutinen tuaj të përdishmërisë, prandaj nëse jeni duke udhëtuar, do t’ju duhen vetëm 72 orë për të mbyllur të gjithë procedurën.
Analiza e FlokutFaza përgatitore
Faza përgatitore është hapi i parë i procedurës. Këtu përfshihet konsultimi mjekësor, testet laboratorike dhe përgatitja fizike.
Konsultimi fillestar dhe vlerësimi i flokëve
Gjatë konsultës fillestare, specialistët e Klinikës Dermolife analizojnë densitetin e flokëve, zonat problematike dhe tipin e lëkurës. Ky proces ndihmon në përzgjedhjen e metodës më të përshtatshme të transplantit.
Analizat mjekësore dhe përgatitja fizike
Pas vlerësimit klinik, pacientët kryejnë analizat e nevojshme laboratorike. Ndërsa përgatitja fizike përfshin udhëzime për ushqyerjen, hidratimin dhe menaxhimin e ilaçeve para procedurës.
Procedura e mbjelljes së flokëve
Procedura e mbjelljes së flokëve në Klinikën Dermolife është e personalizuar dhe kryhet nga ekip turk. Specialistët tanë përcaktojnë metodën më të mirë për ju, duke marrë parasysh densitetin e flokëve, zonat problematike dhe pritshmëritë tuaja. Procedura zgjat mesatarisht 4-6 orë, në varësi të numrit të graft-eve.
Kujdesi pas procedurës
Pacientët mësojnë si të lajnë flokët, si të aplikojnë produkte mbrojtëse dhe çfarë të shmangin për të parandaluar infeksionet. Rikontrollet periodike ndihmojnë specialistët tanë të monitorojnë ecurinë e transplantit dhe të adresojnë çdo shqetësim në kohë. Rezultatet fillojnë të shihen pas 6 muajsh dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Klinika Dermolife ju ofron këshilla dhe asistencë të vazhdueshme për kujdesin afatgjatë të flokëve.