Cfare e shkakton renien e flokeve tek adultet e rinj?
Mbi 60% e njerezve do te perjetojne nje shkalle te renies se flokeve ne nje periudhe te jetes se tyre. Bazuar ne statistika, shumica e meshkujve do te keni perjetuar renie te flokeve deri ne moshen 50 vjecare, por mund te ndodhe qe te filloje qe ne adoleshence. Renia e flokeve mund te jete e veshtire per kedo, por vecanerishrt nese jeni ne vitet e arta te adoleshences. Ky faktor mund te kete nje ndikim te madh ne vetevleresimin tuaj.
Shkaqet me te zakonshme te renies se flokeve tek adultet e rinj perfshijne faktoret gjenetike, cekuilibrat hormonale apo trauma te ndryshme.
Alopecia androgjenike
Alopecia androgjenike eshte
nje forme gjenetike e renise se flokeve. Ajo ndahet ne
dy kategori; alopecia androgjenike mashkullore dhe
alopercia androgjenike femerore (njolla tullace ose
hapesira boshe). Tek meshkujt, ne pergjithesi shfaqet si
nje renie e vijes se flokeve ne forme M, V ose U dhe nje
rrallim gradual ne zonen e kurores. Tek femrat zakonisht
manifestohet ne nje ball me te larte ose vija e flokeve
e terhequr pas.
Nuk eshte e pazakonte qe adoleshentet te perjetojne kete forme te renies se flokeve, por prevalenca e saj aktualisht nuk dihet. Ju do te keni me shume gjasa te perjetoni renie te flokeve, nese keni familjare qe gjithashtu vuajne nga kjo problematike.
Alopecia areata
Alopecia areata eshte nje gjendje autoimune qe shkakton
renien e flokeve vende-vende dhe shoqerohet me procese
inflamatore te trupit. Ne rastin e alopecise areata,
sistemi juaj imunitar sulmon folikulat e flokeve. Ju
mund te vini re renie te flokeve ne lekuren e kokes,
vetullat, qerpiket ose trupin tuaj.
Alopecia areata prek rreth 2 perqind te popullsise ne nje moment te jetes se tyre. Shumica e njerezve qe zhvillojne keto simptoma jane para moshes 30 vjecare dhe mund te filloje qe ne femijeri.
Kequshqyerja
Kequshqyerja eshte mungesa e ushqimit te duhur qe mund
te shkaktohet nga mosngrenia e mjaftueshme. Mungesa e
aksesit ne ushqim, cekuilibri i dietes, crregullimet e
te ngrenit ose kushtet e tretjes jane disa nga shkaqet e
mundshme.
Mangesite ne lende ushqyese mund te shkaktojne renie te flokeve, duke perfshire:
- Vitamine A
- Vitamine E
- Zinku
- Vitamine C
- Hekuri
- Niacin
- Vitamine D
- Vitamine E
- Biotine
- Acid folik
- Selenium
Tiroidet
Humbja e flokeve e shkaktuar nga gjendja tiroide
zakonisht shfaqet si nje rrallim uniforme ne te gjithe
skalpin. Simptomat e tiroides cojne ne nje nenprodhim
ose mbiprodhim te hormoneve tiroide mund te shkaktojne
renie te flokeve ose floke te brishte. Ky rrallim i
flokeve mund te trajohet perfundimisht me transplantin e
flokeve.
Lupus
Lupusi eshte nje gjendje autoimune e shkaktuar nga
sistemi imunitar qe synon indet dhe organet. Lupusi mund
te shkaktoje simptoma si dhimbje kycesh, lodhje dhe
renie te flokeve.
Sindroma e vezores policistike
Sindroma e vezores policistike eshte nje problem i
zakonshem i shendetit femeror qe con ne nivele te
teperta te androgjenit, ose hormoneve seksuale
mashkullore. Eshte normale qe femrat te prodhojne
hormone si testosteroni. Por kur ato prodhojne shume,
mund te coje ne simptoma si nderprerja e cikleve
menstruale, pucrrat dhe rrallimi i flokeve.
Per te permbledhur, ka shume arsye pse adultet e rinj mund te perjetojne renie te flokeve. Humbja gjenetike e flokeve mund te filloje pas pubertetit. Alopecia areata eshte nje gjendje e zakonshme autoimune qe mund te shfaqet ne femijeri ose ne adoleshence.
Duhet konsultoheni me mjekun specialist nese po perjetoni renie te flokeve ne menyre qe te merni diagnozen e duhur dhe te perjashtoni kushtet e mundshme mjekesore.